Profili i Kompanisë

Më shumë informacione rreth kompanisë tonë
MC UNIT L.L.C

MC UNIT sh.p.k është kompani familjare e themeluar dhe trashëguar nga Faik Gashi në fund të viti 2014, e cila ka filluar të operoj që nga data 22 Korrik 2015.

Kompania MC UNIT sh.p.k momentalisht është distributor ekskluziv i brendeve BUDA, Yöre, Ünlü dhe Bella në të gjithë rajonin e Kosovës.

Në të ardhmen MC UNIT sh.p.k planifikon të ofroj edhe brende tjera ushqimore. Kompania jonë për momentin ka të punësuar rreth 20-25 punonjës.

  • Customer Friendly
  • Innovative
  • Precise
  • Loyal

Ekipi ynë

Njerëzit që qëndrojnë prapa kësaj kompanie
Aferdita GASHI
Aferdita GASHI
Zëvendës Drejtoreshë
Afërdita Gashi është Zëvendës Drejtoreshë në Mc Unit sh.p.k, me përvojë 3 vjecare në kompanin Mc Food sh.p.k, Departamenti Burime Njerëzore. Gjithashtu, gjatë studimeve ajo ka bërë praktikë në Meridian Corporation LLC për 4 vite rradhazi gjatë sezonit verorë dhe në zyrën e Presidentit për Informim në Gusht te vitit 2009. Ajo sot është njëra ndër trashëgimtaret e këtij biznesit familjar Mc Unit sh.p.k dhe njëra ndër themelueset kryesore të kësaj kompanie. Afërdita, ka B.Sc në Mardhëniet Ndërkombëtare nga Eastern Mediterranean University në Qipro.
Ajshe GASHI
Ajshe GASHI
Drejtoreshë e Financave
Ajshe Gashi është drejtoreshë e Financave në Mc Unit sh.p.k, me përvoj 5 vjecare në Meridian Corporation LLC në Departamentin e Financave, fillimisht si faturiste dhe arkatare, pastaj si mbikëqyrëse e faturimit dhe arkës. Në vitin 2012 ajo ka kaluar në kompaninë Mc Food sh.p.k në poziten e drejtoreshës së Financave. Sot, ajo është një ndër themelueset kryesore të kompanisë Mc Unit sh.p.k dhe njëra ndër trashëgimtaret e këtij biznesi familjar. Ajo ka të përfunduar fakultetin në Universitetin FAMA në Prishtinë, departamenti Banka dhe Financa.
Arton Bullatovci
Arton Bullatovci
Drejtor i Shitjes
Arton Bullatovci është drejtor i Shitjes në MC UNIT sh.p.k, me eksperiencë të gjërë në fushën e Departamentit të Shitjes dhe Financave . Artoni, ka eksperiencë 5 vjecare në Meridian Corporation LLC dhe 4 vjecare në Tobacco Holding Group. Gjithashtu, ai menaxhon kontabilitetin e disa kompanive të vogla. Ai është njëri ndër kontribuesit kryesor per themelimin e kësaj kompanie. Artoni, është i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik dhe është duke vazhduar studimet Master në po të njëjtin Universitet.
Merita GASHI
Merita GASHI
Zyrtare e Burimeve Njerëzore
Merita Gashi është zyrtare e Burimeve Njerëzore në MC UNIT sh.p.k, me përvojë rreth 1 vjecare në rrjetin e marketeve EMONA si mbikëqyrëse e sektoristëve. Merita, gjithashtu është njëra ndër trashëgimtaret e këtij biznesi familjar. Ajo ka përfunduar një seri të trajnimeve si ECDL në American University of Kosovo dhe sot ndjek studimet universitare ne Kolegjin AAB në Fushë Kosovë, Fakulteti Ekonomik.
Ermira Halimi
Ermira Halimi
Përfaqësuese e faturimit
Ermira Halimi është përfaqësuese e faturimit në MC-UNIT sh.p.k, e cila është përgjegjëse për organizimin, kontrollimin dhe procedimin e të dhënave të shitjeve në bazën e të dhënave. Ermira ka një eksperiencë afër 3 vjeqare në faturim dhe departamentin e financave. Ajo karrierën e filloi si 20 vjeqare në Meridian Corporation, ku punoi po në të njëjtin departament. Ermira studion Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës, poashtu ndjekë disa trajnime për zhvillim të mëtutjeshëm në lëmitë përkatëse.

Lajmet

Të rejat më të fundit

Kontakto